Komuna e Suharekës po bënë një punë të palodhshme, e bllokuar nga 11 pika në hyrje-dalje

13.04.2020

Me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë pas konfirmimit edhe të një rasti pozitiv me covid-19 në Komunën e Suharekës, kjo e fundit është shpallur zonë në karantinë. Ndërkaq dy fshatrat Semetisht dhe Bllacë prej edhe nga vijnë dy pacientët e fundit janë shpallur vatra të përhapjes së infeksionit. Se sa po zbatohet vendimi për ndalimin […]

Komuna e Suharekës po bënë një punë të palodhshme, e bllokuar nga 11 pika në hyrje-dalje Foto: Ilustrim

Me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë pas konfirmimit edhe të një rasti pozitiv me covid-19 në Komunën e Suharekës, kjo e fundit është shpallur zonë në karantinë.

Ndërkaq dy fshatrat Semetisht dhe Bllacë prej edhe nga vijnë dy pacientët e fundit janë shpallur vatra të përhapjes së infeksionit.

Se sa po zbatohet vendimi për ndalimin e hyrje-daljeve në Komunën e Suharekës tregon zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj.

Në një intervistë për SuharekaOnline togeri Osmanollaj ka treguar se hyrjet-daljet në Komunën e Suharekës për momentin janë të bllokuara në 11 pika.

Se sa po zbatohet vendimi i karantinimit togeri ka treguar se përveç një rasti të një qytetari nga fshati Nepërbisht i cili ka shfrytëzuar rrugët alternative dhe ka tregtuar fidane në Piranë, por me tu informuar policia i njëjti është kthyer prapë në Suharekë.

Zëdhënësi Osmanollaj gjithashtu ka treguar se që nga fillimi i pandemisë në rajonin e Prizrenit kanë qenë mbi 580 raste të vetizolimit dhe vetëm dy prej tyre u është dhënë vërejtje.

Sipas togerit edhe furnizimi me pajisje mbrojtëse është i mjaftueshëm dhe të gjithë pjesëtarët që gjenden në detyrë janë të furnizuar.