Komuna e Suharekës përfiton mbi 140 mijë euro për efiçiencë të energjisë

Komuna e Suharekës ka përfituar 140 mijë e 800 euro për efiçiencë të energjisë.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj përmes një postimi në facebook ka njoftuar se 140,800.00 euro është ofrimi i përkrahjes nga Agjensioni i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë për Komunën e Suharekës.

Muharremaj tutje ka bërë të ditur se zbatimi i këtij projekti do të fillojë këtë vit.

Njoftimi i plotë:

140,800.00 euro është ofrimi i përkrahjes nga Agjensioni i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë për Komunën e Suharekës.

Ne sot sapo nënshkruam memorandumin e mirëkuptimit, i cili do të filloj së zbatuari këtë vit në komunën tonë.

RAPORTO