Komuna e Suharekës për një muaj shpenzoi afër 2 mijë euro për telefoni mobile

10.11.2022

Në shpenzimet e muajit tetor 2022, sipas njësive buxhetore dhe kodeve ekonomike të Komunës së Suharekës ndër tjerash figurojnë edhe ato të telefonisë mobile. Në bazë të publikimebe në webfaqen e Komunës së Suharekës bëhet e ditur se për telefoni mobile janë shpenzuar 1.811,64 euro, shkruan SuharekaOnline. Shpenzime më të mëdha për telefoni mobile janë […]

Komuna e Suharekës për një muaj shpenzoi afër 2 mijë euro për telefoni mobile

Në shpenzimet e muajit tetor 2022, sipas njësive buxhetore dhe kodeve ekonomike të Komunës së Suharekës ndër tjerash figurojnë edhe ato të telefonisë mobile.

Në bazë të publikimebe në webfaqen e Komunës së Suharekës bëhet e ditur se për telefoni mobile janë shpenzuar 1.811,64 euro, shkruan SuharekaOnline.

Shpenzime më të mëdha për telefoni mobile janë bërë nga Arsimi Fillor ku janë shpenzuar 630 euro dhe Buxheti ku janë shpenzuar 220 euro.

Ndërsa, Zyra e Kryetarit gjatë muajit tetor të këtij viti ka shpenzuar 60 euro.

Njësia Telefoni Mobile
Zyra e Kryetarit 60.00 euro
Inspekcioni 103.96 euro
Zyra e Kuvendit Komunal180.00 euro
Buxheti220.00 euro
Shërbimet Publike- Infrastruktura Rrugore107.86 euro
Bujqësia140.00 euro
Shërbimet Kadastrale90.00 euro
Shërbimet e Kujdesit Primar Shëndetësor 90.00 euro
Shërbimet Sociale99.82 euro
Administrata 90.00 euro
Arsimi Fillor 630.00 euro
TOTALI1.811,64 euro

Etiketat