Komuna e Suharekës për dy muaj shpenzoi mbi 2 mijë e 500 euro për telefoni mobile
31.05.2023
Në shpenzimet e muajit shkurt dhe mars 2023, sipas njësive buxhetore dhe kodeve ekonomike të Komunës së Suharekës ndër tjerash figurojnë edhe ato të telefonisë mobile. Në bazë të publikimeve në webfaqen e Komunës së Suharekës bëhet e ditur se për telefoni mobile për dy muaj janë shpenzuar 2.561,74 euro, shkruan SuharekaOnline. Shpenzime më të […]
Në shpenzimet e muajit shkurt dhe mars 2023, sipas njësive buxhetore dhe kodeve ekonomike të Komunës së Suharekës ndër tjerash figurojnë edhe ato të telefonisë mobile.
Në bazë të publikimeve në webfaqen e Komunës së Suharekës bëhet e ditur se për telefoni mobile për dy muaj janë shpenzuar 2.561,74 euro, shkruan SuharekaOnline.
Shpenzime më të mëdha për telefoni mobile janë bërë nga Drejtoria e Bujqësisë ku janë shpenzuar 690 euro.
Ndërsa, Zyra e Kryetarit gjatë muajit mars të këtij viti sipas publikimeve të Komunës së Suharekës ka shpenzuar 300.00 euro.
| Njësia | Shpenzimet e Telefonisë Mobile-Muaji Shkurt |
| Administrata | 100.00 euro |
| Zyra e Kuvendit Komunal | 180.00 euro |
| Buxheti | 65.87 euro |
| Shërbimet Publike | 60.00 euro |
| Bujqësia | 320.00 euro |
| Administrata | 90.00 euro |
| Shërbimet e Kujdesit Primar Shëndetësor | 90.00 euro |
| Shërbimet Sociale | 40.00 euro |
| Administrata | 90.00 euro |
| TOTALI: | 1.035,87 euro |
| Njësia | Shpenzimet e Telefonisë Mobile-Muaji Mars |
| Zyra Kryetarit | 300.00 euro |
| Administrata | 170.00 euro |
| Buxheti | 295.87 euro |
| Shërbimet Publike | 150.00 euro |
| Bujqësia | 370.00 euro |
| Planifikimi Urbanizmi Inspekcioni | 60.00 euro |
| Arsimi Fillor | 180.00 euro |
| TOTALI: | 1.525,87 euro |