Komuna e Suharekës bën thirrje për propozim për çmimin “Ukë Bytyçi”

Komuna e Suharekës ka vendosur që të organizojë thirrje për propozim për çmimin “Ukë Bytyçi. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Komuna.

Duke u bazuar në vendimin e Kuvendit të Komunës për themelimin e çmimit “Ukë Bytyçi” dhe rregullore për procedurat e ndarjes së këtij çmimi, kryetari i Komunës bënë këtë thirrje për propozim.

Njoftohen të gjithë qytetarët, institucionet shtetërore dhe publike, organizatat, shoqatat, kryesitë e fshatrave dhe çdo qytetar i Komunës së Suharekës, që të japin propozimet e tyre për çmimin “Ukë Bytyçi”.

Propozimet mund t’i dërgoni në Zyrën e shërbimit të Kuvendit Komunal nr.02 ose në Zyrën për Marrëdhënie me Publikun nr.03, deri më datën 30.08.2019, ora 16:00, pas kësaj date, propozimet nuk merren në shqyrtim.

Komuna e Suharekës ju bënë lutje që propozimit tuaj t’i bashkangjitni justifikimin për personin e propozuar.

Çmimi “Ukë Bytyçi” ndahet në 17 vjetorin e vrasjes së Ukë Bytyçit, Bafti Bajramin dhe Bajram Bytyçit.

Në Akademi, siç është bërë traditë tashmë, ndahet çmimi “Ukë Bytyçi”, që jepet për udhëheqje dhe punë të mirë. Vitin e kaluar i është ndarë deputetit të Parlamentit të Kosovës, dhe ish- kryetari i Komunës së Suharekës, Blerim Kuçit.

RAPORTO