Komuna e Suharekës nuk ka arrit të kryej verifikimin e së paku 20% të pronave të paluajtshme

Kështu bënë të ditur raporti i Auditorit për vitin 2019 në Komunën e Suharekës. Komuna nuk ka arrit të kryej verifikimin e së paku 20% të pronave të paluajtshme, siç kërkohet me Ligjin për tatimin në pronën të paluajtshme Nr.06/L-005.

Komuna në vitin 2019, prej 14,800 pronave të regjistruara kishte arritur të kryej verifikimin e vetëm 2,379 apo 16% të pronave të paluajtshme.

Sipas zyrtarëve komunal mos verifikimi i pronës kishte ndodhur në mungesë të pajisjes me kohë më teknologji të re të nevojshme për përkrahje të sistemit të ri të tatimit në pronë dhe nevojës për pajisje me teknologji të re për verifikim të pronave, shkruan SuharekaOnline.

Mos verifikimi i 20% të pronave ndikon negativisht në vlerësimin dhe faturimin real të tatimit në pronë dhe mund të rezultojë edhe me nënvlerësimin e të hyrave nga kjo kategori.

Kryetari duhet të siguroj se verifikimi i pronave komunale do të bëhet ashtu siç parashihet me ligj duke bërë verifikimin e pronave së paku 20 % në vit, për të
reflektuar gjendjen reale të pronave të tatuara, që rezulton me të hyra të sakta
komunale si dhe performancë më të mirë buxhetore.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.