Komuna e Suharekës, në bashkëpunim më misionin e OSBE-së në Kosovë, sot kanë organizuar tryezën e rrumbullakët rajonale për Buxhetimin e Përgjegjshëm Gjinor në nivel lokal.
Nikoqirja e takimit, nënkryetarja e Komunës së Suharekës znj.Mihrije Suka, e ka hapur takimin dhe i ka falënderuar të gjthë të pranishmit për prezencën e tyre.
Ajo, ka folur për të mirat që ky organizim do t’i sjell rajonit tonë, në kuadër të shkëmbimit të përvojave dhe e ka falënderuar OSBE-në, për bashkëpunim dhe për përkrahje në organizimin e kësaj tryeze frytdhënëse.

Nënkryetarja Suka, ka shtuar se qëllimi i këtij takimi është edhe i karakterit të njohjes mes veti dhe bashkëpunimit rajonal për barazi gjinore dhe për buxhetimin e përgjegjshëm gjinor.
Ndërsa përfaqësuesja e OSBE-së, znj.Martina Garbuglia, ka folur për mundësitë në të ardhmen për përkrahje të buxhetimit gjinor dhe fuqizimin e pozitës së gruas në shoqëri.
Zyrtarja për barazi gjinore, në Komunën e Suharekës znj.Habibe Bytyqi, ka thënë se Suhareka ka vullnet politik për barazi gjinore, ku ka shtuar se kryetari Muharremaj, ka emëruar Nënkryetaren e Komunës dhe 3 drejtoresha për t’i udhëhequr drejtoritë përkatëse.

Fjalë rasti ka pasur edhe kryesuesi i Asamblesë Komunale z.Bexhet Kuqi, i cili ka thënë se komuna jonë vazhdon të bëjë punë në kuadër të gjinisë femrore dhe barazisë gjinore, dhe ka shtuar se Asamblea Komunale ka vullnet për miratim të buxhetit për barazi gjinore.
Të pranishëm në këtë organizim kanë qenë edhe zyrtarë nga Komuna e Vitisë, të cilët e kanë përgatitur një plan për buxhetimin e përgjegjshëm gjinor dhe për barazi gjinore, dhe kanë dhënë shembuj se si edhe rajoni ynë të bëjë një gjë të tillë.
