Komuna e Suharekës nga data 1 Gusht deri më 20 Gusht, ndërprenë punimet në infrastrukturën rrugore

Komuna e Suharekës nga data 1 Gusht deri më 20 Gusht, ndërprenë punimet në infrastrukturën rrugore
Çlirim Gashi

01.08.2019 / Suhareka

Sot Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka marrur vendim që të ndërpriten punimet në infrastrukturën rrugore përgjatë muajit gusht.

Për arsye të mos pengimit të zhvillimit normal të komunikacionit me rastin e ardhjes së mërgimtarëve, Kryetari Muharremaj ka urdhëruar Drejtorinë e Shërbimeve Publike, Mjedisit dhe Emergjencës, që nga data 1.08.2019 deri më 20.08.2019, punimet në ndërtimin e infrastrukturës rrugore të kontraktuara nga Komuna e Suharekës, të ndërpriten përkohësisht në të gjitha akset kryesore.

Pika 2 e vendimit thotë se “Për zbatimin e kësaj urdhërese kujdeset Drejtoria për Shërbime Publike, Mjedis dhe Emergjencë, Komuna e Suharekës”.

Ndërsa pika 3 e vendimit thotë se “Mos respektimi i kësaj urdhërese administrative, do të konsiderohet shkelje e kodit të mirësjelljes së punës dhe do të merren masa konform dispozitave ligjore dhe akteve tjera nënligjore të aplikueshme në Republikën e Kosovës”.

RAPORTO