Komuna e Suharekës në pritje të 1 milion eurove nga ministria për përfundimin e sheshit të qytetit

Projekti i ndërtimit të sheshit në komunën e Suharekës i paraparë të përfundojë në këtë vit, ka hasur në probleme si shkaku i pandemisë por edhe shkaku i mos alokimit të mjeteve nga ministria.

Kështu ka thënë kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, për EO.

“Projekti i sheshit plani ka qenë 10 muaj, por për shkak pandemisë nuk është punuar 3 muaj po ashtu edhe si arsye buxhetit si shkak i marrëveshjes me Ministrinë e Infrastrukturës prej 1 milion euro e  cila, besoj që mjetet do të kthehen dhe këtë vit do të përfundoj sheshi”, u shpreh ai.

Mes tjerash, Muharremaj potencoi se kanë rënë të hyrat si shkak i pandemisë. Por siç njoftoi ai komuna është në përgatitje të pakos për t’i ndihmuar bizneset ku pret edhe nga opozita që ta përkrahë pakon për biznese.

LEXO EDHE:  Thaçi të hënën udhëton për në Hagë, intervistohet nga Prokuroria Speciale

“Besoj që do t’i rrisim të hyrat nga lejet ndërtimore. Po ashtu edhe në mbledhjen e taksave të qytetarëve deri në 70 për qind për planifikim të buxhetit”, tha ai.

Me votimin e buxhetit nga Qeveria Kurti është krijuar një situatë tjetër e cila në buxhetin e këtij viti i ka hjekur 850 mijë euro të parapara për “Sheshin e Qytetit” në Suharekë.

Sipas kryetarit Muharremaj nga 1 milion euro që ishin të parapara për ndërtimin e sheshit për vitin 2020, qeveria në buxhetin e këtij viti i ka ndarë vetëm 150 mijë euro.