Komuna e Suharekës ndan mbi 9 mijë euro për ndërtimin e rrugëve lokale në Krushicë e Popolan
Komuna e Suharekës ka njoftuar për dhënie të kontratës për ndërtimin e disa rrugëve lokale brenda territorit të komunës. Komuna e Suharekës bën të ditur se ka vazhdruar kontratën për ndërtimin e rrugëve: Lagja e Lumit, Gashve dhe Lagja e re në Krushicë të poshtme. Poashtu, komuna njofton për ndërtimin e rrugëve lokale në fshatin […]
Komuna e Suharekës ka njoftuar për dhënie të kontratës për ndërtimin e disa rrugëve lokale brenda territorit të komunës.
Komuna e Suharekës bën të ditur se ka vazhdruar kontratën për ndërtimin e rrugëve: Lagja e Lumit, Gashve dhe Lagja e re në Krushicë të poshtme.
Poashtu, komuna njofton për ndërtimin e rrugëve lokale në fshatin Popolan, poashtu rrugët lokale si: Ushtari i lirisë, Abetarja në Vërshec.
Sipas njoftimit bëhet e ditur se të gjitha rrugët e lartë shënuara do të kenë ndërtime të fazës së dytë.
Për ndërtimin e fazës së dytë për të gjitha këto rrugë Komuna e Suharekës ka ndarë 9,014.61 euro.