Komuna e Suharekës ndan 109 mijë euro për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve lokale

Sezoni dimëror për mirëmbajtje të rrugëve dhe trotuarëve fillon më 15 nëntor e mbaron në mars të vitit pasues.

Përderisa Ministria e Infrastukturës ka për detyrë vetëm mirëmbajtjen e rrugëve magjistrale, autostradave dhe atyre rajonale, ato lokale janë në përgjegjësi të komunave përkatëse.

Për këtë sezon dimëror Komuna e Suharekës tashmë ka lidhur kontratë në vlerë prej 109,520.00 € me operatorin “FAMIS CO-HC” i cili do të jetë në gjendje gatishmërie 24 orë, për gjashtë muaj deri më 15 maj 2021. 

Këtë sezon Komuna e Suharekës ka vendosur që të vazhdoj kontratën për faktin se në disa fshatra të viseve malore reshjet e borës vazhdojnë edhe gjatë muajve prill dhe maj.

Në bazë të kontratës operatori ekonomik do të punojë 330 orë efektive gjatë periudhës sa edhe vlenë kontrata.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.