Gjatë një vizite në Kosovë të një delegacioni nga Austria, u vizitua edhe Komuna e Suharekës.

Në një takim miqësor në zyrën e kryetarit të Komunës z. Bali Muharremaj, kryetari i Waidhofen –it, z.Werner Krammer nga Austria, u informua për aktivitetet dhe punët që po zhvillohen në Komunë, për synimet që ka kryetari Muharremaj, për Suharekën.

Gjatë takimit ku ishte prezente edhe nënkryetarja znj Mihrije Suka, u fol edhe për bashkëpunimin në të ardhmen në mes të Komunës së Suharekës dhe Waidhofen–it austriak.

Kjo vizitë u publikua edhe në mediat austriake ku puna e kryetarit Muharremaj merret shembull për të mirë. Pjesë e delegacionit austriak ishin edhe veprimtarët nga Kosova Gjavit Shabanaj dhe Milaim Zyrapi.