Komuna e Suharekës kërkon shfuqizimin e vendimit për subvencionimin e të prekurve me COVID-19

15.09.2021

Në janar të këtij viti Komuna e Suharekës kishte bërë thirrje për të gjithë qytetarët e komunës të cilët kanë qenë të infektuar me COVID-19 që të aplikojnë për subvencionim. Në bazë të vendimit të Asamblesë Komunale me numër 01-016-61754 të datës 23.12.2020 Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka bërë thirrje për aplikim për […]

Komuna e Suharekës kërkon shfuqizimin e vendimit për subvencionimin e të prekurve me COVID-19 Foto: Ilustrim

Në janar të këtij viti Komuna e Suharekës kishte bërë thirrje për të gjithë qytetarët e komunës të cilët kanë qenë të infektuar me COVID-19 që të aplikojnë për subvencionim.

Në bazë të vendimit të Asamblesë Komunale me numër 01-016-61754 të datës 23.12.2020 Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka bërë thirrje për aplikim për subvencione për qytetarët që kanë qenë të infektuar me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Por në mungesë të mjeteve dhe numrit të madh të qytetarëve ka bërë që komuna të kërkojë shfuqizimin e këtij vendimi.

Në mbledhjen e datës 28 gusht 2021 të Komisionit për Politik dhe Financa kryesuesi ka kërkuar një pikë shtesë të cilën e ka kërkuar kryetari me arsyetimin që ka numër shumë të madh të rasteve me COVID-19  dhe nga pamundësia për ti mbuluar shpenzimet e tyre, ka kërkuar shfuqizimin e këtij vendimi.

Në fjalën e tij asambleisti i LDK-së, Nexhat Ramadani ka thënë se edhe nga përpjekjet e mëhershme qe keni pas për me shfuqizu këtë vendim,unë kam qenë kundër.

Duhet me gjet mjete dhe me vazhdu me ju ndihmu njerëzve, sesa me u bo disa projekte që një farë forme janë jo të arsyeshem, jo të miratune. Gjithëashtu,ju nuk keni bë një raport se si është gjendja dhe sa dej tash janë pagu.Unë jam kundër” ka shtuar Ramadani.

Mendim të njëjtë ka ndarë edhe asambleisti i pavaruar, Leonard Shala, i cili ka kërkuar elaborim para shfuqizimit.

Unë  jam për me qu në Asamble,me dhanë vendimmarrjen shumica atje,por është mirë me bo një analizë për këtë. I kam thënë edhe Kryetarit që është mirë të planifikohet buxhet për vitin tjetër për këtë çështje” ka shtuar Shala.

Mirëpo shfuqizimi i këtij vendimi ishte kundërshtuar nga partitë opozitare në seancën e gushtit, ku ishte bërë kërkesë që kjo pikë të largohet nga rendi i ditës.

Në një prononcim për SuharekaOnline shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Jeton Rrakaqi, ka thënë se vendimi mbetet në fuqi dhe se shfuqizimi i tij është kundërshtuar nga partitë opozitare.

Kujtojmë se subvencionimi i të prekurve me COVID-19 fillimisht ishte propozim i grupit parlamentar të PDK-së, ku në emër të tyre asambleisti, Jeton Rrakaqi në seancën e atëhershme kishte propozuar që secilit qytetar të prekur nga COVID-19 ti ndahen nga 50€.

Ndërsa në bashkëpunim me qeverisjen aktuale kjo shumë është rritur në 100€ për secilin qytetar që është prekur nga COVID-19 që nga data 14 mars e deri më sot.