Komuna e Suharekës i bënë thirrje OJQ-ve për aplikim

Komuna e Suharekës përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini, Sport dhe Mërgatë, përmes kësaj ju bën thirrje publike për aplikim të gjitha OJQ-ve, të regjistruara në Republikën e Kosovës që veprojnë brenda Komunës së Suharekës dhe që fushëveprimtari kanë kulturën, rininë dhe sportin të aplikojnë për mbështetje financiare nga subvencionet e Drejtorisë për Kulturë, Rini, Sport dhe Mërgatë.

Sipas kësaj drejtorie qëllimi i kësaj thirrjeje publike është subvencionimi dhe mbështetja financiare për klubet e sportit, OJQ-të rinore e kulturore për zhvillimin e aktiviteteve nga fushëveprimtaria e tyre.

Projektet nga fusha e kulturës: Promovimet e vlerave të festivaleve, koncerteve, shënimin e datave historike dhe kulturore, simpoziumet, ekspozitave dhe promovimin e librave për botim.

Projektet në fushën e sportit: Masovizimi i sportit për të rinjë.
Projektet në fushën e rinisë: Promovimi i vullnetarizmit (aktivitete për shërbime të arsimit, evokim, kampanjë, menaxhment, aktivitete humanitare dhe ambientore).
Edukim joformal, Punësim i të rinjëve, Fuqizim të organizatave rinore si dhe infrastruktur për rini.

Bëhet e ditur se thirrja publike tashmë është hapur nga data 31 Korrik 2019 dhe do të mbyllet më 14 Gusht 2019.

RAPORTO