Komuna e Suharekës e lë në gjysmë punën në fshatin Vraniq

Banorëve të lagjes “Rraqët”, të fshatit Vraniq, edhe këtë vit duhet të udhëtojnë në këtë rrugë të dëmtuar.

Ata ankohen se rruga e po u sjell vështirësi në qarkullim.

Komuna e Suharekës nisi punimet në këtë rrugë, por pastaj nuk e vazhdoi punën më tutje.

Banorët e kësaj lagje të fshatit Vraniq po ndihen të rrezikuar pasi që kjo rrugë po dëmtohet çdo ditë dhe se po rrezikohet që të dëmtohet edhe më shumë.

Një banor i kësaj lagje për redaksinë e SuharekaOnline ka thënë se: “Komuna ka punuar në këtë rrugë mirëpo nuk janë përfunduar punimet prandaj rruga është dëmtuar përsëri”.

Po ashtu ai tha se: “Kjo rrugë në lagjen “Rraqët”, rrezikohet që të dëmtohet edhe më shumë”.

Redaksia jonë ka siguruar disa foto ku shihen punimet të cilat mbetën në gjysmë nga Komuna.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.