Komuna e Suharekës e gatshme për bashkëfinancim të projektit për të ndihmuar rastet sociale – nënat vetushqyese

31.08.2022

Komuna e Suharekës përmes një dokumenti kanë deklaruar se janë të të gatshëm për bashkë-financim të projektit për të ndihmuar rastet sociale – nënat vet-ushqyese. Kështu duke ofruar grante për 10 nëna vet-ushqyese, projekt ky i cili financohet nga ana e Qeverisë Gjermane, përmes Ministrisë së Punëve të Jashme dhe të cilin e implementon Organizata […]

Komuna e Suharekës e gatshme për bashkëfinancim të projektit për të ndihmuar rastet sociale – nënat vetushqyese Foto: Ilustrim

Komuna e Suharekës përmes një dokumenti kanë deklaruar se janë të të gatshëm për bashkë-financim të projektit për të ndihmuar rastet sociale – nënat vet-ushqyese.

Kështu duke ofruar grante për 10 nëna vet-ushqyese, projekt ky i cili financohet nga ana e Qeverisë Gjermane, përmes Ministrisë së Punëve të Jashme dhe të cilin e implementon Organizata Jo-Qeveritare Gjermane ASB në Kosovë, gjatë vitit 2023.

Nga ky projekt secili përfitues do të përfitojë pakon në vlerë totale prej rreth 2,500 Euro.

Nga Komuna e Suharekës kanë theksuar se kontributi i tyre në këtë projekt do të jetë 5,000 Euro nga vlera totale prej 25,000 Euro, të cilat do t’i transferojnë në xhirollogari të projektit pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Partneritetit.

Po ashtu, nga Komuna e Suharekës kanë falënderuar popullin dhe Qeverinë Gjermane për ndihmën e ofruar si dhe partnerit ASB-së.