LVV Komuna e Suharekës do t’i shpenzojë 202€ në ditë për 21km transport rrugor

Të paktën kështu thotë Lëvizja Vetëvendosje dega në Suharekë. Sipas një reagimi të kësaj dege Operatori Ekonomik për transport rrugor do t’i përfitojë 202€ në ditë për 21km transport rrugor vajtje-ardhje.

“Më datë 23.12.2019 është nënshkruar kontrata “Shërbimet e transportit për nxënës sipas vitit kalendarik 2020 – LOT/PJESË-7.

Dy lot-pjesët e para të kësaj kontratë janë për bartjen e nxënësve të lagjeve të fshatit Nishor në shkollën e fshatit, në total vajtje-ardhje sipas kontrtatës do të jenë 21 km rrugë ndërsa çmimi i këtyre dy pjesëve do të jëtë 37.600€.

Gjatë vitit 2019, ne Qendra e Lëvijzes VETËVENDOSJE në Therandë i kemi berë dy reagime përmes të cilave e kemi shprehur shqetësimin tonë në lidhje me bartjen e këtyre nxënësve. ( https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1141226612738427&id=198407393687025&__tn__=-R )

Po të njëjtit Operator Ekonomik edhe për vitin 2020 i është vazhduar kontrata. Në vitin 2020 ky Operator Ekonomik do t’i përfitojë 202€ në ditë për 21km transport rrugor vajtje-ardhje.

Rikujtojm edhe njëher se ky OE është në pronësi të familjarëve të kryetarit të të rinjëve të AAK-së” thuhet në reagimin e LVV-së.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.