Kontributi dhe sakrifica e dëshmorëve për lirinë e vendit, është shumë e madhe saqë kujdesi dhe respekti për familjarët e tyre është më e pakta që një shoqëri mund të bëjë për ta.

Është një emocion i veçantë sa njerëzor aq human të përkujdesesh për familjet e dëshmorëve, sepse duke nderuar ata nderohen bijtë e tyre, të cilët dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

Muaj më parë kur Komuna Suharekës kidhte ndarë dy banesa për familjet e dëshmorëve, Xhavit Bajraktarit dhe të Haxhi Gashi, i pari i Suharekës, Bali Muharremaj kishte premtuar se komuna do të ndajë edhe në vazhdim banesa të tjera, derisa të zgjidhet plotësisht çështja e banimit për familjet e dëshmorëve, shkruan SuharekaOnline.

E për të vazhduar mbështetjen për zgjidhjen e çështjes së banimit, Komuna e Suharekës ka shpallur konkurimin e hapur për dhënien në shfrytëzim afatgjatë deri 99 vjet të pronës komunale: 3 Banesa në rrugën “Brigada 123” 64.66 m2, 61.70 m2 dhe 61.70 m2.