Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, e ka vizituar SHFMU “Iliria”, në fshatin Savrovë.

Ai, së bashku me drejtorin e Kulturës, Beqir Berisha, i kanë dhuruar 1015, tituj librash për bibliotekën e kësaj shkolle.

Kryetari Muharremaj, bashkë me nxënësit dhe stafin e shkollës së fshatit Savrovë, i kanë vendosur në sirtarë, këto libra për lexuesit.

Gjatë qëndrimit në shkollë, kryetari Muharremaj u shpreh: “1015 libra më shumë, janë tashmë pjesë e bibliotekës së Shkollës Fillore “Iliria” në Savrovë”.

Po ashtu ai tha se: ““Me nxënësit sot i radhitëm sipas renditjes për lexuesit. Investimi për dije duke krijuar kushte sa më të mira në cilësi në mësim do të mbetet angazhim i përhershëm”.