Komuna e Suharekës angazhon 30 punëtorë për mirëmbajtjen e ambientit në fshatrat e komunës

Sot në takimin që u mbajt në komunën e Suharekës, u diskutua për aktivitetet që kanë ndodhur gjatë javës.

Në takimin e rregullt të sigurisë lokale , i cili mbahet çdo të enjte, në Komunën e Suharekës, nënkryetarja Mihrije Suka, e cila është edhe koordinatore e këtij takimi, ia ka njoftuar të pranishmit me aktivitetet që kanë ndodhur gjatë javës, ku ka përmendur marrëveshjen me 30 punëtorë për mirëmbajtjen e ambientit nëpër fshatra të Komunës së Suharekë.

Gjithashtu përfaqësues nga Policia kanë raportuar për ngjarjet që kanë ndodhur gjatë javës në Suharekë.

E edhe përfaqësuesit e OSBE-së, kanë njoftuar se janë në proces të indentifikimit të strehimoreve për ndihmë të grave të keqtrajtuara të rajonit tonë.
LMT-KFOR, ka njoftuar se vazhdojnë me punët e tyre të përditshme.

RAPORTO