Komuna dëgjon bujqit dhe fermerët për buxhetin 2026-2028
Komuna e Suharekës zhvilloi sot një dëgjim publik me bujqit dhe fermerët e komunës, si pjesë e procesit të hartimit të Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) për periudhën 2026-2028.
Takimi u mbajt në Sallën e Kuvendit të Komunës.
Në këtë dëgjim ishte i pranishëm edhe Kryetari i Komunës, z. Bali Muharremaj, i cili theksoi rëndësinë e madhe që ka sektori i bujqësisë për zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të komunës dhe për mirëqenien e qytetarëve të saj.
Kryetari Muharremaj falënderoi të gjithë bujqit dhe fermerët për punën e palodhshme dhe kontributin e tyre të përditshëm. Ai gjithashtu siguroi të pranishmit se Komuna e Suharekës do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për këtë sektor vital përmes implementimit të projekteve konkrete dhe investimeve të reja në të ardhmen.