Kompania përgjegjëse dhe zjarrfikësit lokalizojnë zjarrin në deponinë e mbeturinave në Shirokë

Gjatë ditës së sotme deponia e mbeturinave në Shirokë është kapluar nga zjarri, edhe pse është e destinuar për hedhjen e mbeturinave të ngurta.

Nga kompania përgjegjëse thojnë se punëtorët e saj kanë qenë aty dhe vetëm kanë vërejtur që po del tym nga deponia.

Në një prononcim për SuharekaOnline nga kompania thojnë se rasti është lajmëruar në polici dhe se dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Me ndihmën e zjarrfikësve dhe punëtorëve të kompanisë zjarri është lokalizuar dhe se me rastin po merret Policia e Kosovës.

Apelojmë te qytetarët që të kenë kujdes me zjarret fushore në këtë kohë kur është sezona e korrje-shirjeve dhe temperaturat e larta.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.