Koha e hyrje-daljeve së mësimdhënësve në klasat e SHMT “Skënder Luarasi” tashmë evidentohen me kartelë
Më 28 shtator të vitit të kaluar Komuna e Suharekës kishte hapur procedurat tenderuese për furnizim me paisje për menaxhim të orarit hyrje-dalje në klasa në SH.M.T “Skënder Luarasi”. Siç kishte mësuar SuharekaOnline pajisjet do të vendoseshin para dyerve të secilës klasë dhe secilit kabinet. Lidhur me qëllimin e kësaj procedure tenderuese redaksia kishte kontaktuar […]
Më 28 shtator të vitit të kaluar Komuna e Suharekës kishte hapur procedurat tenderuese për furnizim me paisje për menaxhim të orarit hyrje-dalje në klasa në SH.M.T “Skënder Luarasi”.
Siç kishte mësuar SuharekaOnline pajisjet do të vendoseshin para dyerve të secilës klasë dhe secilit kabinet.
Lidhur me qëllimin e kësaj procedure tenderuese redaksia kishte kontaktuar drejtorin e kësaj shkolle, Hamdi Bytyçi, i cili bëri të ditur se në kuadër të buxhetit të shkollës për furnizim të materialit për praktikë profesionale, së bashku me stafin kanë vendosur që mos të funrizohen me material që zakonisht hudhet por të krijojnë diçka që është në funksion të shkollës.
Tutje Bytyçi ka thënë se shumica e punëve do të kryhen nga nxënësit në kuadër të praktikës profesionale dhe projekti do të jetë në kuadër të digjitalizimit të shkollës.
Ndërsa, sot përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook”, SHMT “Skënder Luarasi” ka bërë të ditur se tashmë koha e hyrje-daljeve së mësimdhënësve në klasa do të evidentohen me kartelë.
Sipas këtij njoftimi, bëhet e ditur se kontrollimi digjital i orarit të mësimit në shkollë ka filluar të funksionojë me sukses.
“Kontrollimi digjital i orarit të mësimit në shkollën tonë ka filluar të funksionojë me sukses”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, bëhet e ditur se të gjithë mësimdhënësit përdorin kartelën digjitale para çdo ore mësimore.
“I falenderojmë të gjithë për zbatueshmërinë dhe cilësinë e punës”, thuhet në njoftim.