Koha e hyrje-daljeve së mësimdhënësve në klasat e SH.M.T. “Skënder Luarasi” do të evidentohet me kartelë

02.10.2021

Më 28 shtator Komuna e Suharekës ka hapur procedurat tenderuese për furnizim me paisje për menaxhim të orarit hyrje-dalje në klasa në SH.M.T “Skënder Luarasi”. Siç mëson SuharekaOnline pajisjet do të vendosen para dyerve të secilës klasë dhe secilit kabinet. Lidhur me qëllimin e kësaj procedure tenderuese redaksia ka kontaktuar drejtorin e kësaj shkolle, Hami […]

Koha e hyrje-daljeve së mësimdhënësve në klasat e SH.M.T. “Skënder Luarasi” do të evidentohet me kartelë Foto: Ilustrim

Më 28 shtator Komuna e Suharekës ka hapur procedurat tenderuese për furnizim me paisje për menaxhim të orarit hyrje-dalje në klasa në SH.M.T “Skënder Luarasi”.

Siç mëson SuharekaOnline pajisjet do të vendosen para dyerve të secilës klasë dhe secilit kabinet.

Lidhur me qëllimin e kësaj procedure tenderuese redaksia ka kontaktuar drejtorin e kësaj shkolle, Hami Bytyçi, i cili bëri të ditur se në kuadër të buxhetit të shkollës për furnizim të materialit për praktikë profesionale, së bashku me stafin kanë vendosur që mos të funrizohen me material që zakonisht hudhet por të krijojnë diçka që është në funksion të shkollës.

Tutje Bytyçi ka thënë se shumica e punëve do të kryhen nga nxënësit në kuadër të praktikës profesionale dhe projekti do të jetë në kuadër të digjitalizimit të shkollës.

PërshkrimiSasia
Pajisja për evidentim të kohës së hyrjes dhe daljes së
mësimdhënësve dhe të administrates
dhe stafit teknikë me këto specifika: (copë)
35
Softueri së bashku me licencë për mbikqyrje
profesionale të kohës së hyrjes dhe daljes
1
RF ID card (copë)50
UTP Kabell Cat 6 (meter)1000
Kabell fleksibil furnizimi me rryme 3×1.5 (meter)1000
Adapter për furnizim me rrymë 12V3A (copë)35
Switch gigabitësh 16 Port (copë)4
Kanale të plastikes 25X25 (meter)500
RACK WALL 19″ 12U 600*560 (copë)4
Instalimi, konfigurimi, lëshimi në punë
dhe trajnimi i stafit për përdorim
1