Komuna e Suharekës shpallet zonë karantinë, Semetishti dhe Bllaca vatra të infeksionit

Mbrëmjen e së shtunës është konfirmuar edhe rasti i pestë me covid-19 në Komunën e Suharekës.

Me tu konfirmuar rasti kryetari Muharremaj ka thirrur Shtabin Emergjent qysh në ora 23:00 ku u diskutua për situatën e krijuar.

Komuna e Suharekës shpallet zonë karantinë.

Ndërsa fshatrat Semetisht dhe Bllacë shpallen Vatra të përhapjes së Infeksionit.

Pra me këtë masë ndalohen hyrjet dhe daljet në Komunën e Suharekës, poashtu brenda territorit të komunës ndalohet qarkullimi i qytetarëve dhe automjeteve private prej orës 17:00 deri ora 06:00, përveç për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale etj, sipas vendimit të paraqitur nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.

RAPORTO