Donacion KFOR-i italian dhuron pajisje moderne teknologjike për shkollën fillore në Duhël

KFOR-i italian ka furnizuar sot shkollën “Sadri Duhla” në fshatin Duhël të Suharekës me pajisje moderne teknologjike.

Në ceremoninë e pranim-dorëzimit ka marrë pjesë pjestarët të KFOR-it italian, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj dhe drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Remzi Bytyqi.

Kryetari Muharremaj e ka falënderuar KFOR-in italian për këtë donacion, duke shpresuar edhe në bashkpunime tjera.

KFOR-i italian përmes një donacioni në shkollën fillore të fshatit Duhël kanë dhuruar llaptopë, video-projektorë dhe pajisje tjera moderne, të cilat tashmë janë pjesë e kabinetit të informatikës në këtë shkollë.

Muharremaj përmes një postimi në facebook ka shkruar se: “Unë shpresoj edhe në bashkpunime tjera dhe natyrisht do ta kenë edhe kontributin tim, si bashkëpunëtor në të ardhmen”.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.