Aktuale

Këto shkolla në Suharekë bojkotuan grevën dy orëshe

Ilustrim

Sot në shkollat e Kosovës u mbajtë një grevë dy orëshe për shkak të pezullimit të Ligjit të Pagave e që këtë vendim e mori dje Gjykata Kushtetuese, por jo të gjitha shkollat e respektuan vendimin e SBASHK-ut për grevë.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) gjatë një komunikate për media ka njoftuar për ecurinë e grevës dy orëshe të mbajtur sot në nivel vendi, por 15 shkolla nuk e respektuan këtë vendim, e që kjo sindikatë ka vendosur që ti bëjë publik emrat e këtyre shkollave që në mesin e tyre janë edhe dy shkolla të Komunës së Suharekës.

Shkolla “Dëshmorët e Tivarit” në fshatin Peqan dhe “Drita” në fshatin Gelancë të Komunës së Suharekës nuk e respektuan thirrjen e SBASHK-ut për grevë.

“Shkollat që nuk kanë respektuar thirrjen SBASHK-ut për grevë janë: Në Malishevë  shkolla “Migjeni” Lubizhdë, shkolla “Petro Nini Laurasi” Llapçevë,   në Kastriot (Obiliq) shkolla “Fazli Grajçevci” Hade, shkollat “Faik Konica”, “Hasan Prishtina”, Ismail Qemajli” dhe “Iliria” Prishtinë, shkolla “Sejdi Kryeziu” Rogoqicë dhe “Asllan Thaqi”  Kariqevë të Kamenicës. Në Kaçanik shkolla “Emin Duraku”, në Gjilan- “Nazim Hikmet” Dobërçan, në Deçan shkolla “Maxhun Çekaj” Irzniq, shkollat “Dëshmorët e Tivarit” në Peqan ,”Drita“ në Gelanc të komunës së Suharekës, që në përqindje i bie 1.35%”.

Sipas SBASHK-ut, në shumicën absolute, gjegjësisht në mbi 98% të institucioneve arsimore u mbajt greva dyorëshe Nga raportet shihet se nga 1116 institucione arsimore parauniversitare, gjegjësisht nga 784 shkolla amë dhe 332 paralele të ndara në grevë ishin 1101, ndërsa  pjesërisht apo plotësisht në grevë nuk kanë marrë pjesë vetëm 15 sos.

“Bazuar nga raportet që vijnë në selinë e SBASHK-ut nga kryetarët e nivelit komunal sindikal shihet se shumica absolute e institucioneve arsimore kanë respektuar vendimin e Këshillit Drejtues të SBASHK-ut për grevën paralajmëruese dyorëshe”.

“Nga raportet shihet se nga 1116 institucione arsimore, gjegjësisht nga 784 shkolla amë dhe 332 paralele të ndara në grevë ishin 1101, ndërsa  pjesërisht apo plotësisht në grevë nuk kanë marrë pjesë vetëm 15 sosh dhe atë:Nuk ishte në grevë edhe shkolla speciale në Mitrovicë, por përkrahë grevën. Për këtë institucion SBASHK-u ka mirëkuptim për arsye të natyrës së veçantë të punës atje. Këshilli Grevist qendror bashkë me Këshillat greviste komunale është në përcjellje të situatës dhe nëse  merren  informacione shtesë se edhe ndonjë institucion  arsimor kudo në Kosovë nuk ka respektuar vendimin e Këshillit Drejtues  do ta informojmë opinionin”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.