Këto janë ndërprerjet parapara të energjisë elektrike për ditën e premte

KEDS përmes një njoftimi ka bër të ditur për vendet që do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike gjatë ditës së premte.

Për shkak të rregullimit të matjeve dhe ndërrimi të transformatorëve rrymor disa fshatra në Komunën e Suharekës të premten më 14 shkurt 2020 TS 110/35/10 kV Theranda do të ketë ndërprerje prej orës 11:00 deri në ora 12:30.

Si rezultat i punimeve dalja 10 kV Studençani (Kodi: 32000018) do ti lërë pa furnizim me energji elektrike fshatrat: Studençan, Dobërdelan, Samadraxhë, Motel Illyria, Gurëthyesi ENISI, Celi AG, Sejdi Binaku, Flori Kopshtar, Fabrika e Plastikës  Gani Sallauka; pPompat e ujit: Studençan, Dobërdelan, dhe Samadraxhë.

Kujojmë se si pasojë e erërave të forta, janë shkaktuar një numër i konsiderueshëm i prishjeve ku ka shumë shtylla të thyera dhe përcues (tela) të këputur.

Dhjetëra ekipe të KEDS-it janë gjatë gjithë kohës në terren dhe po bëjnë maksimumin që prishjet të sanohen në kohën më të shkurtër të mundshme.