Qyteti i Suharekës është njëri prej qyteteve më të bukura që ka Kosova.

Ndryshe, Suhareka njihet edhe si qyteti i luleve, sepse në të gjitha hapësirat e mundshme është i zbukuruar nga ngjyrat që kanë lulet e që i japin një gjallëri të veçantë.

Ndërsa, gjatë ditës së sotme stafi i SuharekaOnline nga terreni ka bërë disa fotografi të cilat e tregojnë qytetin e “luleve” se si duket gjat stinës së vjeshtës.

Suharekën edhe gjatë kësaj stine me temperatura të ulta e mot me vranësira, njësoj si në stinën e nxehtë të verës e gjallëron aktiviteti i qytetarëve të saj.