KEDS njofton për punime, të premtën Reshtani, Studençani, Samadrexha dhe Rr. Skënderbeu mbesin 4 orë pa rrymë

18.10.2023 Suharekë
KEDS ka njoftuar se të premten më 20 tetor do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa vende të Komunës së Suharekës.
KEDS-i ka njoftuar se gjatë ditës së premte në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike prej orës 10:00 deri në orën 14:00, raporton SuharekaOnline.
Nga TS 110/35/10 kV Theranda do të ndërprehet:
Dalja 10kV Studenqani 2 (kodi: 32000024) prej orës 10:00 deri në ora 14:00
Vendet: Reshtan, Studençan, Samadrexhë dhe rr, Skënderbeu.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, revizion i daljes 10kV (shtrëngim i përçuesve, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar).