KEDS njofton për punime, të mërkurën disa vende të Suharekës mbesin 2 orë pa rrymë

25.07.2023 Suharekë
KEDS-i ka njoftuar se nesër gjatë ditës së mërkurë në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.
KEDS njofton se të mërkurën në disa vende të Komunës së Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike prej orës 15:00 deri në ora 17:00, raporton SuharekaOnline.
Vendet ku do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike janë: fhati Gelancë, përgjatë rrugës Topliçan – Gelancë, një pjesë e fshatit përgjatë rrugës Topliqan -Leshan.
“Arsyeja: Punët që duhet të kryhen sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar, si dhe rekomandimeve nga komisioni i pranimeve teknike.” thuhet në njoftimin e KEDS-it.