Bizneset Vende Pune Ofertat

KEDS njofton për punime, të mërkurën disa fshatra të Suharekës mbesin 7 orë pa rrymë

KEDS njofton për punime, të mërkurën disa fshatra të Suharekës mbesin 7 orë pa rrymë

23.10.2023 Suharekë

KEDS ka njoftuar se të mërkurën më 25 tetor do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa pjesë të Komunës së Suharekës.

KEDS-i ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike prej orës 09:00 deri në orën 16:00, raporton SuharekaOnline.

Nga NS 110/10 [kV] Theranda do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Gjinovci (kodi: 32000003) nga ora 09:00 deri në ora 16:00

Vendet: fshatrat: Gjinoc, Greikoc, Leshan (një pjesë), Sallagrazhdë, Shirokë (një pjesë), Topliqan (një pjesë) dhe Gelancë.

Arsyeja: Projekte investive, ngritja e shtyllave të tensionit të mesëm, projekte investive LOT 18 “Sallagrazhdë, Lagjja e Dellovcëve”.

Sigurimi Internacional

Ofertë speciale
KEDS vendos pajisje automatike që identifikon prishjet dhe rikthen rrymën

KEDS vendos pajisje automatike që identifikon prishjet dhe rikthen rrymën

KEDS-i ka vendosur pajisje automatike, e cila identifikon prishjet dhe rikthen energjinë elektrike.

Sipas njoftimitë KEDS-it në këtë formë po përshpejtohet digjitalizimi i rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike.

“KEDS po e përshpejton digjitalizimin e rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike në dobi të konsumatorëve. Tashmë ka filluar vendosjen e Rikyçësit Automatik që bën identifikimin e shpejtë të prishjeve, minimizon kohëzgjatjen e ndërprerjeve, rikthen shpejt furnizimin me energji elektrike, ndihmon ekipet e mirëmbajtjes në identifikimin e defekteve të mundshme përpara se ato të përshkallëzohen dhe kontribuon në sigurinë e përgjithshme të punëtorëve”, thuhet në njoftim.

KEDS thotë se kjo është një nismë e re strategjike që përkon me zgjidhje inovative të kompanisë.

“Mbi të gjitha, Rikycësi Automatik luan rol vendimtar në ruajtjen e stabilitetit dhe besueshmërisë së rrjetit shpërndarës elektrik, si dhe efikasitetit, duke automatizuar procesin e zbulimit, izolimit dhe restaurimit të defekteve të mundshme. Kjo pajisje është vendosur për herë të parë si pilot-projekt në fshatin Hajnoc të Kamenicës. Aty, siç ishte paraparë, u vërtetua se përfitohet si në identifikimin e shpejtë të një defekti të mundshëm në rrjet, ashtu dhe në kohë e në shpenzime, meqë e rikthen furnizimin automatikisht brenda një kohe shumë të shkurtër”.

“Kjo është një nismë e re strategjike që përkon me zgjidhje inovative të kompanisë për t’u shërbyer më mirë konsumatorëve tanë. Përveçqë është arritur një nivel i lartë i kontrollit dhe lidhjes brenda rrjetit të shpërndarjes, kjo pajisje premton të revolucionarizojë besueshmërinë, sigurinë dhe efikasitetin. Si i tillë, Rikyçësi Automatik është i integruar në Qendrën e Kontrollit të KEDS-it, prej ku mbarëvajtja e tij kontrollohet me saktësi”, thuhet tutje në njoftim.

KEDS del me njoftim se do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa rajone – shkak reshjet e borës

KEDS del me njoftim se do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa rajone – shkak reshjet e borës

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) ka dalur me një njoftim pas reshjeve të borës në vend.

KEDS ka njoftur se për shkak të borës që filloi të bie sot herët në mëngjes, e shoqëruar me erëra, janë shkaktuar disa dëme në asetet tona, kryesisht në shtylla dhe në përçues elektrikë.

Ndërsa ka bërë të ditur se vendet e prekura janë Ferizaj, Prishtina, Mitrovica dhe Prizreni

“Ekipet e KEDS-it gjenden në terren dhe po punojnë pandërprerë në mënyrë që ta kthejnë në normalitet gjendjen me furnizim me energji elektrike”, thuhet në njoftim./Indeksonline/

Postimi i plotë:

Njoftim!

Për shkak të borës që filloi të bie sot herët në mëngjes, e shoqëruar me erëra, janë shkaktuar disa dëme në asetet tona, kryesisht në shtylla dhe në përçues elektrikë.

Distriktet më të prekura janë Ferizaj, Prishtina, Mitrovica dhe Prizreni.

Ekipet e KEDS-it gjenden në terren dhe po punojnë pandërprerë në mënyrë që ta kthejnë në normalitet gjendjen me furnizim me energji elektrike.

KEDS kërkon mirëkuptim nga konsumatorët dhe i siguron që në një afat sa më optimal do të rikthehet furnizimi i rregullt me energji elektrike.

KEDS njofton për punime, të premtën disa fshatra të Suharekës mbesin deri 4 orë pa furnizim me energji elektrike

KEDS njofton për punime, të premtën disa fshatra të Suharekës mbesin deri 4 orë pa furnizim me energji elektrike

KEDS ka njoftuar se të premtën më 17 nëntor do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa pjesë të Komunës së Suharekës.

KEDS-i ka njoftuar se gjatë ditës së premte në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike prej orës 10:00 deri në orën 14:00, raporton SuharekaOnline.

Nga TS 110/35/10 kV Theranda do të ndërprehet:

Dalja 10kV Gelanca (kodi: 32000021) prej orës 10:00 deri në ora 14:00.

Vendet: Shirokë, Leshan, Gjinoc, Gelancë dhe Greikoc.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, revizion i daljes 10kV (shtrëngim i përçuesve, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar).

Print House Reklama/Shtyp Rr. Bajram Curri - Suharekë,
Kosovë
Sigurimi Internacional Sigurime Brigada 123,
Kosovë
Nails by Teuta Tjera Rr. Brigada 123, Sheshi, Suharekë,
Kosovë
Kompania e pastrimit JOKER Tjera Suharekë,
Kosovë
Arkitekturë dhe Dizajn
Architecture/ Interior Design
Suharekë4 vende24 ditë

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë