KEDS njofton për punime, të martën 4 orë pa rrymë disa fshatra të Suharekës

KEDS ka njoftuar se nesër (e martë) në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Gjatë ditës së martë në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike prej orës 11:00 deri në ora  15:00, raporton SuharekaOnline.

KEDS njofton se vendet ku do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike janë: Pishina Solid, Reçani I, Reçani II, Dragaqina I, Qadraku I, Pompat e Ujit Mohlan, Greiqevci I, Buzhala I, Budakova II dhe Budakova.

Njoftimi i plotë:

NS 110/35/10 kV Theranda  do të ndërprehet:

Dalja 10kV  Budakova (kodi: 32000008) prej orës 11:00 deri në ora  15:00

Vendet: Pishina Solid, Reçani I, Reçani II, Dragaqina I, Qadraku I, Pompat e Ujit Mohlan, Greiqevci I, Buzhala I, Budakova II dhe Budakova.

Arsyeja:  Aktivizimi i segmentit  të ri 10kV Budakovë- Lagjja Bajraktrari.

RAPORTO