KEDS njofton për punime, të martën disa fshatra të Suharekës mbesin pa furnizim me energji elektrike

05.04.2025

KEDS ka njoftuar se të martën më 8 prill do të ketë ndërprerje furnizimit të energjisë elektrike në disa pjesë të Komunës së Suharekës.

KEDS njofton për punime, të martën disa fshatra të Suharekës mbesin pa furnizim me energji elektrike

Sipas njoftimit të KEDS bëhet e ditur se gjatë ditës së martë [08.04.2025] në disa pjesë të Komunës së Suharekës do të ketë ndërprerje të furnizimit me energjisë elektrike në orare të ndryshme, raporton SuharekaOnline.

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 110/10 [kV] Theranda do të ndërprehet:

Dalja 10 [kV] Mamusha (kodi: 32000006) nga ora 10:00 deri në ora 15:00

Vendet: fshatrat: Leshan, Mamushë (një pjesë), Nepërbisht dhe Tërnje.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, riparimi i ormanit, vendosja e ndërprerësit dhe ndërrimi i kabllos së furnizimit – TS 32000006007 & ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar dhe shtrëngimi i përçuesve.

Etiketat

Ofertat e fundit