KEDS njofton për punime, të enjtën disa fshatra të Suharekës mbesin pa furnizim me energji elektrike

05.03.2025

KEDS ka njoftuar se të enjtën më 6 mars do të ketë ndërprerje furnizimit të energjisë elektrike në disa pjesë të Komunës së Suharekës.

Sipas njoftimit të KEDS bëhet e ditur se gjatë ditës së enjte [06.03.2025] në disa pjesë të Komunës së Suharekës do të ketë ndërprerje të furnizimit me energjisë elektrike në orare të ndryshme, raporton SuharekaOnline.

1.

Nga NS 110/35/10 kV Theranda do të ndërprehet:

Dalja 10 [kV]  Mushtishti (kodi: 32000002) në dy termine nga ora 08:00 deri 09:00 dhe nga 14:00  deri 17:00

Vendet: Sopija I, Sopija II, Dubrava, Mushtishti, Savrova, Bukoshi, Vraniqi dhe Baqevci.

Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, largimi i urave të tensionit të mesëm.

2.

NS 110/35/10 kV Theranda

Nga Dalja 10 [kV]  Mushtishti do të ndërprehen këta trafostacione nga ora 08:00 deri ora 17:00

1.TS 10/0.4 KV Vraniqi III te Shkolla (Kodi: 32000002016)

2. TS 10/0.4 KV Delloc (Kodi: 32000002027)

3. TS 10/0.4 KV Driton Deli Elezi (Kodi: 32000002058)

Vendet: Vraniqi dhe Delloc.

Arsyeja: Projekte investive, demontimi i rrjetit të vjetër duke përfshirë izolatorët, konzollat dhe elementet tjera të vjetra, ndërrimi i shkarkueseve, ndërrimi i izolatorëve, energjizimi i rrjetit të ri ajror, si dhe punime tjetra elektrike në kuadër të Lot 13-Mushtisht.