KEDS njofton për punime, sot këto fshatra të Suharekës mbesin pa rrymë

KEDS njofton për punime, sot këto fshatra të Suharekës mbesin pa rrymë

KEDS ka njoftuar se sot (e mërkurë) në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Gjatë ditës së mërkurë në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike nga ora 10:30 deri në ora 12:00 dhe prej orës 13:30 deri në ora 15:00, shkruan SuharekaOnline.

1.
Në TS 110/35/10kV Theranda do të ndërprehet:

Dalja 10kV Gjinovci (Kodi: 32000003) prej orës 10:30 deri në ora 12:00

Vendet: Topliqan, Gjinoci, Sallagrazhdë, Grejkoc, Gelancë, bizneset: N.T.S Leshan, Mishtorja BENI Shirokë, Geni Com OIL, NB Petroll, “Graniti”Bajram Lumi, Mermer Hasan Muharremi, Iseferi, Tafaj Elektrik, Pishina Dafina, Spahia Petroll, Mermeri-Sallagrazhdë dhe  Selim Muharremi.

Arsyeja: Ndërrimi i transformatorit 10/0.4 të mbingarkuar NS Shirokë III- Lagjja e  Buzhalëve.

2.
TS 110/35/10 kV Theranda do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Peqani  (Kodi: 32000007) prej orës   13:30 deri në ora 15:00

Vendet: Peqan, Sllapuzhan, Bllacë, Duhël, Nishor, Kosterrc, Breshanc, Semetishtë, Gurthyesi Destani Peqan, N.T.P.Kroni Bllace, Pompat e benzinës Bes co.

Arsyeja: Ndërrimi i transformatorit 10/0.4 te  NS Bllacë lagjja Lezaj Zekolli.

RAPORTO