KEDS njofton për punime, sot këto fshatra të Suharekës mbesin pa rrymë

05.03.2021

KEDS ka njoftuar se sot (e premte) në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. Gjatë ditës së sotme në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike nga ora 11:00 deri në ora 13:30, shkruan SuharekaOnline. 1.Nga TS 110/35/10 kV Theranda do të ndërprehet: Dalja 10 kV Mamusha  (Kodi: 32000006)  […]

KEDS njofton për punime, sot këto fshatra të Suharekës mbesin pa rrymë Foto: Ilustrim

KEDS ka njoftuar se sot (e premte) në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Gjatë ditës së sotme në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike nga ora 11:00 deri në ora 13:30, shkruan SuharekaOnline.

1.
Nga TS 110/35/10 kV Theranda do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Mamusha  (Kodi: 32000006)  prej orës 11:00  deri në ora 13:30

Vendet: Leshan, Tërrnje, Neprebishtë, Mamushë, Zojzë, Medvec, Sërbicë e Ulët; afariste: Mulliri Rizam, Mulliri i Ri dhe  Mulliri Xhevdet Mazrreku.

Arsyeja: Ndërrimi i transformatorit 10/0.4 të  mbingarkuar NS Leshan te xhamia.