KEDS njofton për punime, sot këto fshatra të Suharekës do të mbesin pa rrymë

15.07.2021

KEDS ka njoftuar se sot (e enjte) në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. Gjatë ditës së sotme në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa vende nga ora 10:00 deri në 14:00, në disa të tjera nga 12:00 deri në 13:00, në të tjera nga 13:00 […]

KEDS njofton për punime, sot këto fshatra të Suharekës do të mbesin pa rrymë Foto: Ilustrim

KEDS ka njoftuar se sot (e enjte) në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Gjatë ditës së sotme në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa vende nga ora 10:00 deri në 14:00, në disa të tjera nga 12:00 deri në 13:00, në të tjera nga 13:00 deri në 14:00, dhe nga 14:00 deri në 15:00 shkruan SuharekaOnline.

Arsyeja: Shqyrtimi i mbrojtjes rele dhe përforcimi apo ndërrimi i shtyllave të dëmtuara të tensionit të mesëm dhe përforcimi i përçuesve.

1.
NS Theranda 110/10 kV do të ndërprehet:

LP 10kV Mamusha (Kodi: 32000006)  prej orës 12:00 deri në ora 13:00

Vendet: Leshan, Tërrnjë, Neprebishtë, Mamushë, Zojzë, Medvec, Sërbicë e Ulët, afariste: Mulliri Rizam, Mulliri i R dhe Mulliri Xhevdet Mazrreku.

Arsyeja: Shqyrtimi i mbrojtjes rele.

2.
NS Theranda 110/10 kV do të ndërprehet:

LP 10kV Rruga e Reçanit (Kodi: 32000005)  prej orës 13:00 deri në ora 14:00

Vendet: Pjesët periferike të Therandës (rr.Reçani); Banesat e Benafit, Banesat e Inxhinieringut, Banesat te Viva, lagjja Hoxha I dhe II.

Arsyeja: Shqyrtimi i mbrojtjes rele.

3.
NS Theranda 110/10 kV do të ndërprehet:

LP 10kV Gjinovci (Kodi: 32000003)  prej orës 14:00 deri në ora 15:00

Vendet: Topliqan, Gjinoci, Sallagrazhdë, Grejkoc, Gelacë; bizneset: N.T.S Leshan, Mishtorja BENI Shirokë, Geni Com OIL, NB Petroll, “Graniti”Bajram Lumi, Mermer Hasan Muharremi, Iseferi, Tafaj Elektrik, Pishina Dafina, Spahia Petroll, Mermeri-Sallagrazhdë dhe Selim Muharremi.

Arsyeja: Shqyrtimi i mbrojtjes rele.

4.
NS Theranda 110/10 kV do të ndërprehet:

LP 10kV  Mushtishti (Kodi: 32000002)  prej orës 10:00 deri në ora 14:00

Vendet: Sopija I, Sopija II, Dubrava, Mushtishti, Savrova, Bukoshi, Vraniqi dhe Baqevci.

Arsyeja  Përforcimi apo ndërrimi i shtyllave të dëmtuara të tensionit të mesëm, përforcimi i përçuesve dhe shqyrtimi i mbrojtjes rele.