KEDS njofton për punime, sot këto fshatra të Suharekës do të mbesin pa rrymë

17.09.2021

KEDS ka njoftuar se sot (e premtë) në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. Gjatë ditës së sotme në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike nga ora 10:00 deri në ora 14:00, shkruan SuharekaOnline. Aryseja e ndërprerjes: Përforcimi apo ndërrimi shtyllave të dëmtura të tensionit të mesëm dhe përforcimi […]

KEDS njofton për punime, sot këto fshatra të Suharekës do të mbesin pa rrymë Foto: Ilustrim

KEDS ka njoftuar se sot (e premtë) në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Gjatë ditës së sotme në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike nga ora 10:00 deri në ora 14:00, shkruan SuharekaOnline.

Aryseja e ndërprerjes: Përforcimi apo ndërrimi shtyllave të dëmtura të tensionit të mesëm dhe përforcimi i përçuesve.

1. Nga TS 110/35/10k(20)kV Theranda do të ndërprehet:
LP 10kV Budakova (kodi: 32000008) prej orës 10:00 deri në ora 14:00

Vendet: Pishina Solid, Reçani I, Reçani II, Dragaqine I, Çadraku I, Pompat e Ujit Mohlan, Greiqevci I, Buzhala I, Budakova II dhe Budakova.

Arsyeja: Përforcimi apo ndërrimi shtyllave të dëmtura të tensionit të mesëm dhe përforcimi i përçuesve.