KEDS njofton për punime, Shiroka 4 orë pa rrymë

KEDS ka njoftuar se të mërkurën në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.
Gjatë ditës së mërkurë në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike nga ora 11:00 deri në ora 15:00, shkruan SuharekaOnline.
Njoftimi i plotë:
Nga TS 110/35/10 kV Theranda do të ndërprehet:
Dalja 10 kV Shirokë e Re (kodi: 32000019) prej orës 11:00 deri në ora 15:00
Vendet: Shirokë.
Arsyeja: Punimi i tokëzimit të konzollave në shtyllat e betonit në Sopije.