KEDS njofton për punime, nesër këto fshatra të Suharekës mbesin pa rrymë

KEDS njofton për punime, nesër këto fshatra të Suharekës mbesin pa rrymë
Çlirim Gashi

14.06.2021 / Suhareka

KEDS ka njoftuar se nesër (e martë) më 15 qershor në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Gjatë ditës së martë në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike nga ora 10:00 deri në 14:00 dhe nga ora 11:00 deri në ora 13:00, shkruan SuharekaOnline.

1.
Nga TS 110/35/10 kV Theranda do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Mushtishti (kodi: 32000002) prej orës 10:00 deri në ora 14:00

Vendet: Sopija I, Sopija II, Dubrava, Mushtishti, Savrova, Bukoshi, Vraniqi dhe Baqevci, Pollatë, Dvorishtë, Sllatinë, Reçicë, Zhiti, Sylevicë, Brezë,Tërnavicë, Murgullë, Zakut, Metehi dhe Dobërdol.

Arsyeja: Ndërrimi izolatorëve dhe përforcimi i përçuesve nëpër fusha.

2.Nga TS 110/35/10 kV Theranda do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Studenqani 2 (kodi: 32000024) prej orës 11:00 deri në ora 13:00

Vendet: Studençani- një pjesë dhe Samadraxha.

Arsyeja: Vendosja e trafo-shtyllës dhe ngritja e shtyllave të betonit në projektin Samadraxhë- te shkolla.

Nga tani në Physio Cure Clinic edhe trajtim i rrudhave, pikave të zeza dhe gjithçka për fytyrën tuaj

Pastrimi i fytyrës shërben për mirëmbajtjen e shëndetit të lëkures, kryerjen normale të funksioneve të qelizave si dhe ndriçimin e...

Lexo më shumë

Të fundit