KEDS njofton për punime, nesër këto fshatra të Suharekës do të mbesin pa rrymë
KEDS ka njoftuar se nesër (e enjte) më 15 Korrik në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. Gjatë ditës së enjte në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa vende nga ora 10:00 deri në 14:00, në disa të tjera nga 12:00 deri në 13:00, në të […]
KEDS ka njoftuar se nesër (e enjte) më 15 Korrik në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.
Gjatë ditës së enjte në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa vende nga ora 10:00 deri në 14:00, në disa të tjera nga 12:00 deri në 13:00, në të tjera nga 13:00 deri në 14:00, dhe nga 14:00 deri në 15:00 shkruan SuharekaOnline.
Arsyeja: Shqyrtimi i mbrojtjes rele dhe përforcimi apo ndërrimi i shtyllave të dëmtuara të tensionit të mesëm dhe përforcimi i përçuesve.
1.
NS Theranda 110/10 kV do të ndërprehet:
LP 10kV Mamusha (Kodi: 32000006) prej orës 12:00 deri në ora 13:00
Vendet: Leshan, Tërrnjë, Neprebishtë, Mamushë, Zojzë, Medvec, Sërbicë e Ulët, afariste: Mulliri Rizam, Mulliri i R dhe Mulliri Xhevdet Mazrreku.
Arsyeja: Shqyrtimi i mbrojtjes rele.
2.
NS Theranda 110/10 kV do të ndërprehet:
LP 10kV Rruga e Reçanit (Kodi: 32000005) prej orës 13:00 deri në ora 14:00
Vendet: Pjesët periferike të Therandës (rr.Reçani); Banesat e Benafit, Banesat e Inxhinieringut, Banesat te Viva, lagjja Hoxha I dhe II.
Arsyeja: Shqyrtimi i mbrojtjes rele.
3.
NS Theranda 110/10 kV do të ndërprehet:
LP 10kV Gjinovci (Kodi: 32000003) prej orës 14:00 deri në ora 15:00
Vendet: Topliqan, Gjinoci, Sallagrazhdë, Grejkoc, Gelacë; bizneset: N.T.S Leshan, Mishtorja BENI Shirokë, Geni Com OIL, NB Petroll, “Graniti”Bajram Lumi, Mermer Hasan Muharremi, Iseferi, Tafaj Elektrik, Pishina Dafina, Spahia Petroll, Mermeri-Sallagrazhdë dhe Selim Muharremi.
Arsyeja: Shqyrtimi i mbrojtjes rele.
4.
NS Theranda 110/10 kV do të ndërprehet:
LP 10kV Mushtishti (Kodi: 32000002) prej orës 10:00 deri në ora 14:00
Vendet: Sopija I, Sopija II, Dubrava, Mushtishti, Savrova, Bukoshi, Vraniqi dhe Baqevci.
Arsyeja Përforcimi apo ndërrimi i shtyllave të dëmtuara të tensionit të mesëm, përforcimi i përçuesve dhe shqyrtimi i mbrojtjes rele.