KEDS njofton për punime, nesër këto fshatra të Suharekës do të mbesin pa rrymë

30.08.2021

KEDS ka njoftuar se nesër (e martë) në disa fshatra të Komunës së Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. Sipas njoftimit të KEDS të martën do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike nga ora 11:30 deri në 12:30, shkruan SuharekaOnline. Arsyeja e ndërprerjës: Aktivizimi i transformatorit. Nga NS 110/10kV Theranda do të ndërprehet:Dalja 10kV […]

KEDS njofton për punime, nesër këto fshatra të Suharekës do të mbesin pa rrymë Foto: Ilustrim

KEDS ka njoftuar se nesër (e martë) në disa fshatra të Komunës së Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Sipas njoftimit të KEDS të martën do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike nga ora 11:30 deri në 12:30, shkruan SuharekaOnline.

Arsyeja e ndërprerjës: Aktivizimi i transformatorit.

Nga NS 110/10kV Theranda do të ndërprehet:
Dalja 10kV Studençani 2 (Kodi: 32000024) nga ora 11:30-12:30

Vendet: Studençani- një pjesë dhe Samadraxha.

Arsyeja: Aktivizimi i transformatorit në projektin Samadraxhë afër shkollës.