KEDS njofton për punime, nesër disa fshatra të Suharekës mbesin deri 5 orë pa furnizim me energji elektrike

09.11.2023

KEDS ka njoftuar se nesër, të premtën më 10 nëntor do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa pjesë të Komunës së Suharekës. KEDS-i ka njoftuar se gjatë ditës së premte në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike prej orës 10:00 deri në orën 15:00, raporton SuharekaOnline. Punime të domosdoshme […]

KEDS njofton për punime, nesër disa fshatra të Suharekës mbesin deri 5 orë pa furnizim me energji elektrike Foto: Ilustrim

KEDS ka njoftuar se nesër, të premtën më 10 nëntor do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa pjesë të Komunës së Suharekës.

KEDS-i ka njoftuar se gjatë ditës së premte në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike prej orës 10:00 deri në orën 15:00, raporton SuharekaOnline.

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 110/10 [kV] Theranda do të ndërprehet:

Dalja 10 [kV] Mamusha (kodi: 32000006) nga ora 10:00 deri në ora 15:00

Vendet: Fshatrat: Leshan, Mamushë (një pjesë), Nepërbisht dhe Tërnje.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, revizion i daljes 10kV (shtrëngimi i përçuesve, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar).

2.

Nga TS 110/10[kV] Therandë do të ndërprehet:

Dalja 10kV Peqani (kodi: 32000007) nga ora 10:00 deri 14:00

Vendet: Peqan, Sllapuzhan, Bllacë, Duhel, Nishor, Kosterrc, Breshanc, Semetisht, Gurthyesi Destani Peqan, N.T.P.Kroni Bllace  dhe Pompa e benzinës Bes co.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, revizion i daljes 10kV (shtrëngimi i përçuesve, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar).