KEDS ka njoftuar se sot e mërkurë, në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.
Gjatë ditës së të mërkurë në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike prej orës 09:00 deri në ora 14:00, shkruan SuharekaOnline.
Vendet (fshatrat) ku do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike janë: Dobërdelan, Reshtan, Samadrexhë dhe Studençan.
Sipas KEDS-it, ndërprerja e energjisë elektrike do të bëhet për arsye të mirëmbajtjes preventive.
“TS 110/10 kV Theranda do të ndërprehet:
Dalja 10 kV Studençani 1 (kodi: 32000018) prej orës 09:00 deri në ora 14:00
Vendet: fshatrat: Dobërdelan, Reshtan, Samadrexhë dhe Studençan.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive.” thuhet në njoftimin e KEDS-it.