KEDS njofton për punime, disa fshatra të Suharekës të premtën mbesin 5 orë pa rrymë

31.08.2023 Suharekë
KEDS ka njoftuar se të premtën 1 shtator do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa vende të Komunës së Suharekës.
KEDS-i ka njoftuar se gjatë ditës së premte në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike prej orës 10:00 deri në orën 15:00, raporton SuharekaOnline.
Vendet: Leshan, Tërrnjë, Neprebishtë, Mamushë, Zojzë, Medvec, Sërbicë e Ulët, afariste: Mulliri Rizam, Mulliri I Ri, Mulliri Xhevdet Mazrreku..
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, revizion i daljes 10kV (shtrëngimi i përçuesve, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuara).