KEDS njofton ndërprerje të energjisë elektrike nesër
Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS) ka njoftuar për ndërprerje të energjisë elektrike që do të ndodhin nesër, më 29 maj, në zonën e Therandës dhe disa fshatra përreth, për shkak të punimeve në rrjet dhe projekteve investive.
Sipas njoftimit, nga nënstacioni 110/35/10 kV Theranda do të ketë ndërprerje në daljen 10 kV Mushtishti (kodi: 32000002) në dy termine të ndara:
- Nga ora 08:00 deri 09:00
- Nga ora 15:00 deri 17:00
Zonat që do të preken nga kjo ndërprerje janë: Sopija I, Sopija II, Dubrava, Mushtishti, Savrova, Bukoshi, Vraniqi dhe Baqevci. Arsyeja e kësaj ndërprerjeje është krijimi i kushteve të sigurta të punës pa tension për largimin e urave të tensionit të mesëm.
Gjithashtu, KEDS njofton për ndërprerje të tjera në daljen 10 kV Mushtishti për shkak të projekteve investive në kuadër të Lot 13-Mushtisht:
- Nga nënstacioni 10/0.4 kV Sopija III (kodi: 32000002001) nga ora 08:00 deri 17:00.
- Nga nënstacioni 10/0.4 kV Bajqevc I (kodi: 32000002042) nga ora 08:00 deri 17:00.
Vendet që do të preken nga këto ndërprerje 9-orëshe janë Bajqevc dhe Sopijë.
KEDS kërkon mirëkuptimin e konsumatorëve për këto ndërprerje të nevojshme për të siguruar stabilitetin dhe zhvillimin e rrjetit elektrik.