KEDS do të investojë në Komunën e Suharekës me rreth 1 milionë euro

16.03.2021

Rreth 1 milionë euro do të investohen nga KEDS-i në Komunën e Suharekës. Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar se KEDS do të investoj rreth 1 milionë euro në Komunën e Suharekës, raporton SuharekaOnline. Muharremaj ka bërë të ditur se nga këto investime do të përfitojnë rreth 750 konsumator të KEDS-it. Njoftimi […]

KEDS do të investojë në Komunën e Suharekës me rreth 1 milionë euro Foto: Ilustrim

Rreth 1 milionë euro do të investohen nga KEDS-i në Komunën e Suharekës.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar se KEDS do të investoj rreth 1 milionë euro në Komunën e Suharekës, raporton SuharekaOnline.

Muharremaj ka bërë të ditur se nga këto investime do të përfitojnë rreth 750 konsumator të KEDS-it.

Njoftimi i plotë:

Rreth 1 milion euro do të investohen nga KEDS-i në Komunën e Suharekës.
Në takimin që pata sot me Drejtorin për Investime z.Hasan Oz, Këshilltarin Ekzekutiv z.Avni Alidemaj dhe përfaqësues të tjerë, më njoftuan se në komunën tonë do të ketë investime në renovim të rrjetit elektrik, në shumën rreth 1 milion euro të cilat përfundojnë në vitin 2021.
Nga këto investime do të përfitojnë rreth 750 konsumatorë.
Në vitin 2022, planfikohen sërish investime të reja.
Unë i falenderova për punën dhe angazhimin, sepse kështu krijohen kushte më të mira për qytetarët.