KDI: Transparenca komunale, Suhareka shënoi regres gjatë vitit 2020

23.07.2021

Për qytetarët e komunës së Suharekës, viti i parë qeverisës nga qeveria lokale e dalur nga zgjedhjet lokale të vitit 2017 mbetet një ndër vitet me më pak transparencë. Kështu thuhet në hulumtimin e KDI-së në raportin e titulluar “Transparometri komunal 2020 dhe transparenca e komunave në retrospektivë” në të cilin komunat janë poentuar në […]

KDI: Transparenca komunale, Suhareka shënoi regres gjatë vitit 2020

Për qytetarët e komunës së Suharekës, viti i parë qeverisës nga qeveria lokale e dalur nga zgjedhjet lokale të vitit 2017 mbetet një ndër vitet me më pak transparencë.

Kështu thuhet në hulumtimin e KDI-së në raportin e titulluar “Transparometri komunal 2020 dhe transparenca e komunave në retrospektivë” në të cilin komunat janë poentuar në 48 indikatorë.

Më tutje sipas raportit gjatë vitit 2018, Komuna e Suharekës kishte përmbushur vetëm 62.71% të indikatorëve vlerësues duke u renditur në mesin e komunave me transparencë mesatare. Me një progres te theksuar, në vitin 2019 komuna e Suharekës ka arritur të përmbushë 81.25% të indikatorëve vlerësues dhe krahasuar me vitin 2018 kishte një rritje të theksuar prej mbi 18 % të indikatorëve vlerësues.

Ky trend i rritjes është stagnuar në vitin e tretë qeverisës përkatësisht në vitin 2020 komuna e Suharekës ka arritur të përmbushë vetëm 72.92% të indikatorëve vlerësues dhe krahasuar me vitin 2019 kemi një regres prej mbi 8% të indikatorëve vlerësues.

Komuna e Suharekës mbetet ndër komunat që pasqyroj regres në ofrimin e transparencës gjatë vitit 2020, vazdhon hulumtimi i KDI-së.

Nga dyzet e tetë (48) indikatorë vlerësues, gjatë vitit 2020 komuna e Suharekës është vlerësuar me zero (0) pikë në 11 indikatorë.

LEXO EDHE:  Gent Gashi emërohet drejtor i Inspeksionit në Komunën e Suharekës, Kokollari merr drejtorinë e Kulturës

Mungesa e përcjelljes së materialeve për pikat e rendit të ditës, mos publikimi i video incizimeve të mbledhjeve të kuvendit, mos raportimi i kryetarit të komunës në kuvendin e komunës, mos përkthimi i gjitha dokumenteve në gjuhët zyrtare, mos mbajtja e dëgjimeve për Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) nga kuvendi i komunës përkatësisht nga Komiteti për Politikë dhe Financa, mungesa e qasjes së ueb faqes në gjuhët zyrtare, mos publikimi i listës së pronave të dhëna me qira në ueb faqen e komunës, mos ofrimi i të dhënave në formatin e “Open Data” si dhe mos publikimi i buxhetit të komunës në ueb faqen zyrtare, janë indikatorët që janë vlerësuar me zero (0) pikë gjatë vitit 2020.

Komuna e Suharekës si pjesërisht transparente është vlerësuar në tre (3) nga 48 indikatorët vlerësues. Mos publikimin në ueb faqen e komunës i të dhënave biografike për anëtarë të kuvendit të komunës, mungesa e informative të mjaftueshme për proceset që ndërlidhën me integrimin në BE, mos ofrimi i një mekanizmi shtesë për qytetarët për
regjistrimin e kërkesave të qytetarëve dhe mundësin për përcjelljen e statusit të kërkesave të tyre, janë indikatorë që janë vlerësuar me nga një (1) pikë, shkaku i mungesës së informative të plota për këta indikatorë.

Etiketat