Kategorizimi i ri i komunave, Suhareka mbetet në zonën e gjelbër

Ministria e Shëndetësisë ka bërë rangimin e ri të komunave sipas zonave bazuar në rezultatet e IKSHPK-së, përkatësisht numrin e rasteve të reja të COVID-19 në 100.000 banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh.

Nga data 8 deri më 15 dhjetor në zonën e kuqe, janë vetëm 7 komuna: Prishtina, Fushë-Kosova, Mitrovica e Veriut, Zveçani, Obiliqi, Zubin Potoku dhe Leposaviqi.

Në zonën e verdhë, janë po ashtu 7 komuna: Mitrovica e Jugut, Ferizaji, Lipjani, Podujeva, Vushtrria, Parteshi, dhe Juniku.

Ndërsa, në zonën e gjelbër, janë 24 komuna: Kllokoti, Gjakova, Kamenica, Peja, Drenasi, Skenderaj, Istogu, Deçani, Shtërpca, Klina, Shtimja, Novobërda, Vitia, Prizreni, Suhareka, Kaçaniku, Rahoveci, Malisheva, Hani i Elezit, Dragashi, Mamusha, Gjilani, Ranillugu dhe Graçanica.

Ndyshe, sot në Komunën e Suharek janë identifikuar 9 raste të reja me COVID-19, me vendbanimet si: Savrovë (2), Studençan (2) dhe Suharekë (5).

RAPORTO